Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet me vezë Albin Kurti


Albin Kurti

Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është sulmuar me vezë nga dy persona, teksa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Njëri nga këta persona është shoqruar nga Policia e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.

Kuvendi pritet të mblidhet sot në një seancë plenare, por partitë opozitare kanë paralajëmruar sërish bllokimin e saj.

Opozita ka thënë se nëse partitë në pushtet provojnë të zgjedhin presidentin e ri, ku kandidat për këtë post është lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, protestat do të shtrihen edhe në rrugë.

Zgjedhja e presidentit nuk është në rendin e ditës, andaj kjo pikë mund të iniciohet vetëm si seancë e jashtëzakonshme.

Përplasjet e ashpra midis pushtetit dhe opozitës kanë filluar që nga nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë, më 25 gusht të vitit të kaluar, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

XS
SM
MD
LG