Ndërlidhjet

logo-print

Makina e James Bond-it shitet për miliona dollarë


Makina e James Bondit në filmin Spectre.

Makina e James Bondit në filmin Spectre.

Makina sportive e tipit Aston Martin, nga filmi Spectre i James Bond-it, është shituar për 3.5 milionë dollarë.

Ajo është shitur në shtëpinë e ankandeve Christie’s në Londër.

Edhe 14 artikuj të tjerë nga filmi Spectre vazhdojnë të mbeten në ankand online deri të martën e ardhshme.

Makina milionëshe është ajo me të cilën James Bond është hedhur në Lumin Tiber në Romë, në filmin Spectre.

Rolin e agjentit 007 në këtë film e ka luajtur aktori Daniel Craig.

XS
SM
MD
LG