Ndërlidhjet

logo-print

Obama nis kërkimet për zëvendësimin e gjykatësit


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka nisur procesin për të zëvendësuar gjykatësin e ndjerë të Gjykatës Supreme, Antonin Scalia, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi Josh Earnest ka thënë se Obama është duke biseduar me zyrtarë të lartë të ekipit të tij dhe se synon të emërojë dikë shpejt.

“Në historinë e vonë nuk kemi pasur boshllëk në Gjykatën Supreme”, ka thënë zëdhënësi Josh Earnest.

Disa republikanë, përfshirë edhe udhëheqësin e shumicës në Senat, Mitch McConnell, thonë se presidenti i ardhshëm, i cili do të marrë zyrën në janar të vitit 2017, duhet të emërojë dikë që do të zëvendësojë Scalian, dhe jo Obama.

McConnell është përgjegjës për caktimin e punës së Senatit dhe tashmë ka thënë se nuk do të ketë seanca dëgjimore për të emëruarin e Obamës.

Earnest, duke përsëritur fjalët e presidentit, ka thënë se Senati është i obliguar të shqyrtojë gjykatësin e ri.

Scalia ka vdekur më 13 shkurt.

Ai ka qenë 79 vjeç dhe anëtari që ka shërbyer më së gjati në Gjykatën Supreme të SHBA-së.

Lexoni edhe këtë:

Vdekja e gjykatësit bëhet çështje e nxehtë politike në SHBA

XS
SM
MD
LG