Ndërlidhjet

IS-i rrit përdorimin e fëmijëve ushtarë


Ilustrim
Ilustrim

Numri i fëmijëve që kanë vdekur duke luftuar në anën e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) vitin e kaluar, është gati dy herë më i madh se vlerësimi i mëparshëm, thuhet në një raport.

Hulumtuesit në Universitetin Shtetëror të Xhorxhias në SHBA kanë ndjekur propagandën e Shtetit Islamik për 13 muaj.

Sipas tyre, 89 djem, të moshës 8 der në 18 vjeç, janë vrarë në role të ndryshme luftarake.

Hulumtuesit po ashtu kanë thënë se tre herë më shumë fëmijë kanë qenë të përfshirë në operacione, krahauar me vitin 2014.

Të dhënat, e publikuara nga Qendra për Luftimin e Terrorizmit e Ushtrisë së SHBA-së, kanë treguar se midis janarit 2015 dhe janarit 2016, 39 përqind e djemve janë vrarë në sulme vetëvrasëse dhe 33 përqind në beteja.

XS
SM
MD
LG