Ndërlidhjet

Hyn në fuqi vendimi i ri i Austrisë për migrantët


Austri
Austri

Austria ka nisur të zbatojë një vendim të ri për migrantët që hyjnë në territorin e saj.

Vetëm 80 kërkesa për azil do të pranohen brenda një dite në kufirin jugor të Austrisë, i cili më pas do të mbyllet.

Autoritetet po ashtu do të garantojë hyrjen në Austri për 3,200 migrantë në ditë, të cilët do të kërkojnë azil në një shtet fqinj.

Komisionari për migrim i BE-së, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se ky veprim nuk është në përputhje me ligjet evropiane.

Udhëheqësit e BE-së kanë bërë të ditur se do të mbajnë një samit me Turqinë në fillim të marsit, në përpjekje për të gjetur zgjidhje të reja për krizën.

“Plani i veprimit BE-Turqi është prioritet i yni”, ka thënë presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk.

BE është zotuar se do t’i japë Turqisë 3 miliardë euro, në këmbim të strehimit të refugjatëve në territorin e saj.

Mbi një milion njerëz kanë arritur në BE vitin e kaluar, duke krijuar krizën më të madhe me refugjatë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shumica e refugjatëve janë nga Siria.

Ndërkaq, qysh në janar, Austria ka pranuar 11,000 kërkesa për azil, ose rreth 250 në ditë.

XS
SM
MD
LG