Ndërlidhjet

Avionët amerikanë sulmojnë IS-in në Libi


Libi

Libi

Avionë luftarakë të Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulme kundër militantëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) në Libi, duke vrarë së paku 30 veta.

Caqet e sulmeve kanë përfshirë një kamp trajnimi të Shtetit Islamik dhe një lider të lartë ekstremist, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Noureddine Chouchane ka pasur lidhje me dy sulme terroriste në Tunizi, vitin e kaluar.

Nuk është e qartë nëse Chouchane është vrarë ose jo.

Raportet e fundit thonë se komandantë të lartë të Shtetit Islamik janë zhvendosur nga Iraku dhe Siria në Libi.

XS
SM
MD
LG