Ndërlidhjet

Së paku 38 të vrarë nga sulmet e SHBA-së në Libi


Libi - foto arkivi

Libi - foto arkivi

Avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara kanë sulmuar militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) në Libi, duke vrarë së paku 38 veta.

Sulmet kanë goditur një kamp të Shtetit Islamik në qytetin Sabrata, rreth 70 kilometra në perëndim të Tripolit.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ka shumë gjasa që sulmet të kenë vrarë edhe ekstremistin e lartë tunizian, Noureddine Chouchane.

Ky i fundit ka pasur lidhje me dy sulme terroriste në Tunizi, vitin e kaluar, përfshirë edhe njërin sulm që ka vrarë 30 britanikë.

Grupi ekstremist Shteti Islamik është aktiv në Libi për më shumë se një vit dhe Shtetet e Bashkuara llogarisin se ai ka rreth 6,000 luftëtarë atje.

Libia mbetet në kaos për më shumë se katër vjet, që nga rrëzimi i ish-liderit, Muammar Gaddafi.

XS
SM
MD
LG