Ndërlidhjet

Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar mandatin e tij të deputetit.

“Duke e parë se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria, duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët, me urdhër politik, tërhiqën zvarrë nga policia dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga AAK, në të cilën konfirmohet vendimi i Haradinajt.

“Në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshire edhe gabimet që po bëhëshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, Demarkacionin dhe Asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit”, citohet të ketë deklaruar Haradinaj.

Për zhvillimet e sotme, minutë pas minute, në Kuvendin e Kosovës, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG