Ndërlidhjet

Vdes shkrimtarja amerikane Harper Lee


Harper Lee

Harper Lee

Harper Lee, autorja e librit “Të vrasësh zogun përqeshës” (To Kill A Mockingbird), ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e kryetarit të bashkisë në qytetin e saj Monrovill, në Alabama të SHBA-së.

Me librin “Të vrasësh zogun përqeshës”, i cili trajton temën e racizmit, novelistja ka marrë çmimin Pulitzer në vitin 1960.

Ajo nuk ka botuar asnjë libër tjetër deri vitin e kaluar, kur ka dalë libri “Të vendosësh një roje” (Go Set A Watchman).

XS
SM
MD
LG