Ndërlidhjet

Veseli fton sërish opozitën për dialog


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në një takim të thirrur në orët e vona të pasdites, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar edhe një herë “opozitën për dialog të hapur brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, për zgjidhjen e çdo problemi”.

“Çdo veprim si ai sot, që pengon funksionimin e Kuvendit, është sa i dëmshëm, aq dëshpërues dhe i papranueshëm për ne”, ka thënë mes tjerash zoti Veseli, duke shprehur vendosmërinë e Kuvendit që të vazhdojë punën e tij.

“Kuvendi nuk do të jetë vendi për rrëzimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG