Ndërlidhjet

Rusia kërkon seancë të KS-së për deklaratat e Turqisë


Siri
Siri

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se planifikon të thërrasë një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar deklaratat e Qeverisë turke, në lidhje me operacionin e mundshëm tokësor në Siri.

Në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e ministrisë thuhet se Rusia planifikon të paraqesë një projekt-rezolutë, e cila kërkon “fundin e aksioneve që kërcënojnë sovranitetin e Sirisë”.

Rusia është duke mbështetur regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, me sulme ajrore, të cilat godasin grupet që luftojnë forcat e Assadit.

Ajo po ashtu mbështet milicitë kurde, të cilat janë duke bërë përpjekje për të avancuar më pranë kufirit jugor me Turqinë.

Turqia ka fajësuar militantët kurdë për sulmin e kësaj jave në Ankara, i cili ka lënë të vrarë 28 persona dhe të plagosur dhjetëra të tjerë.

Turqia ka thënë se do që të mobilizojë një koalicion të vendeve që do të dërgonin forca tokësore në betejën në kufirin Siri-Turqi.

Arabia Saudite ka thënë se do t’i bashkohej një koalicioni të tillë.

XS
SM
MD
LG