Ndërlidhjet

Libi: Nga sulmi amerikan raportohet për të vrarë në kampin e IS-it


Pamje e aeroplanëve luftarakë amerikanë të tipit F-22 Raptor
Pamje e aeroplanëve luftarakë amerikanë të tipit F-22 Raptor

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të mbrojtjes, Peter Cook, tha se forcat amerikane e kanë qëlluar një kamp stërvitor të militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Libi, ndërsa në shënjestër ishte lideri miliant, Noureddine Chouchane, që fajësohet për dy sulme terroriste në Tunizi, vitin e kaluar.

Zëdhënësi Cook, nuk ka thënë nëse Chouchane, i njohur po ashtu, me ermin Sabir, është vrarë gjatë këtij sulmi, por ka theksuar se në sulm në qytetin Sabratha, në perëndim të kryqytetit Tripoli, ishin të përfshirë aeroplanë me ekuipazh dhe pa ekuipazh.

E përditshmja New York Times dhe rrjeti BBC, duke cituar zyrtarë të paemëruar amerikanë, raportuan se Noureddine Chouchane, me gjasë është vrarë.

“Ne e kemi bërë të qartë se ne duhet ta kundërshtojmë ISIL-in kudo që e ngit kokën e vet. Ata paraqesin kërcënim direkt për Shtetet e Bashkuara. Ata kanë inkurajuar sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë”, tha Peter Cook.

Një zyrtar lokal në qytetin Sabratha tha se janë vrarë së paku 41 vetë dhe plagosur 6 të tjerë.

XS
SM
MD
LG