Ndërlidhjet

logo-print

Peskov: Keqardhje që propozimi i Rusisë në OKB nuk u pranua


Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Rusia ka shprehur keqardhje që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka hedhur poshtë synimin e saj për ta ndalur aksionin ushtarak të Turqisë kundër Sirisë.

Fuqitë perëndimore e kanë hedhur poshtë një përpjekje të Rusisë për ta fokusuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Turqisë, për shkak të përshkallëzimit të luftës në Siri dhe i kanë bërë thirrje Moskës që t’u përmbahet planeve për armëpushim në rajon.

Derisa afati për fuqizimin e marrëveshjes për ndaljen e armiqësive në Siri kaloi mbrëmë vonë, me pak shenja të bashkëpunimit, Rusia e paraqiti një propozimrezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me të cilën synohej ndalja e sulmeve me predha të Turqisë kundër kurdëve sirianë.

“Ne vetëm mund të shprehim keqardhje që propozimrezoluta ishte refuzuar”, u tha sot gazetarëve në Moskë, zëdhënësi i presidencës së Rusisë, Dmitry Peskov.

Sipas tij, Rusia ishte e “shqetësuar për tensionet në rritje në kufirin siriano-turk”.

Ai theksoi se Rusia do ta vazhdoj mbështetjen për ofensivën tokësore të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG