Ndërlidhjet

Jahjaga: Nuk kemi alternativë pos të ndërtojmë shtet ligjor


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e shënimit të 27 vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës, ka theksuar se duhet një platformë e re dhe një dialog i brendshëm për të ardhmen e Kosovës

Mëtutje, nëpërmjet një kumtese për media, zonja Jahjaga ka theksuar se Kosova duhet të mbetet lojal ndaj orientimit properëndimor - anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Na duhet t'i ripërtërijmë vazhdimisht vlerat që i vumë në themele të shtetësisë tonë. Me ngulm dhe guxim duhet ta bëjmë reformën e ekonomisë tonë për të garantuar që vendeve si Stantërgu dhe banorëve të përkushtuar të tij, tu kthehet shkëlqimi dhe krenaria që e gëzonin dikur. Nuk kemi alternativë pos të ndërtojmë shtet ligjor”, ka theksuar Jahjaga dhe ka shtuar se këto qëllime nuk janë të paarritshme, por ato kërkojnë më shumë angazhim e punë.

“Tani na duhet mobilizim po aq i qëndrueshëm dhe insistues që demokracinë tonë të brishtë dhe institucionet tona që duhet ta mbrojnë dhe avancojnë këtë demokraci, t'i forcojmë çdo ditë. Kjo është beteja jonë e radhës, beteja e së ardhmes, që varet nga ne dhe të cilën patjetër duhet ta fitojmë. Sepse ua kemi borxh juve, dhe ua kemi borxh gjeneratave që vijnë pas nesh”, ka thënë presidentja Jahjaga.

XS
SM
MD
LG