Ndërlidhjet

SHBA: Votime partiake presidenciale të demokratëve dhe republikanëve


Hillary Clinton dhe Bernie Sanders
Hillary Clinton dhe Bernie Sanders

Zgjedhësit republikanë në shtetin amerikan, Karolina Jugore, sot votojnë për kandidatin presidencial të kësaj partie. Raportohet se ky votim mund të jetë vendimtar për të parë se a mundet favoriti aktual, Donald Truimp, të bëhet kandidat i qendrës së djathtë i partisë.

Njëherësh, demokratët sot mbajnë votime partiake në shtetin Nevada, ndërsa pritet garë e ashpër e dy kandidatëve: Hillary Clinton dhe Bernie Sanders, raporton agjencia DPA.

Sipas hulumtimeve të opinionit, Donald Trump ishte favorit në garën zgjedhore në Karolinën Jugore, por hulumtimet e fundit të publikuara dje treguan një rënie, kështu që tash ai prinë para senatorit Ted Cruz, me vetëm 5%.

Në Nevada, zonja Clinton kishte udhëheqje të rëndësishme, të forcuar nga popullata e madhe hispanike në këtë shtet perëndimor, por është parë rënie e avantazhit të saj, pasi Sanders arriti fitore të rëndësishme në Nju Hempshër.

Sondazhet e fundit tregojnë se Clinton udhëheq me 48%, para Sandersit që ka 47%.

XS
SM
MD
LG