Ndërlidhjet

Mustafa: Shteti nuk dorëzohet para gazit lotsjellës dhe dhunës


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke komentuar ngjarjet e të ditës së premte, ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që të hidhet gaz lotsjellës dhe me dhunë të tentohet të pengohet puna e Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë për media të lëshuar Zyra e kryeministrit Mustafa, thuhet se puna e Kuvendit nuk mund të pengohet, pasi që duhet të përmbushen detyrat ndaj qytetarëve dhe se kjo është çështje e funksionimit të shtetit.

“Shteti duhet të funksionojë, Qeveria duhet të funksionojë dhe ne po bëjmë punë vetëm që të funksionojë shteti. Shteti nuk do të dorëzohet as para gazit lotsjellës, as para dhunës, por jemi të interesuar që krahas shtetit ta ndërtojmë demokracinë me të cilën ne cilën ne do të mburremi para opinionit ndërkombëtar”, citohet të ketë thënë kryeministri.

Ai ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë t’i mbajë seancat në atë sallë në të cilën ka punuar një ditë më parë dhe se nuk do të shkojnë në sallën alternative.

“Parlamenti është vend ku pozita dhe opozita duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët, që të diskutojnë të gjitha çështjet që e preokupojnë vendin. Unë do të thirrja opozitën që të jetë në Parlament, që të marr pjesë në debat, që të votojnë ashtu siç ata mendojnë, që të shprehin mendimet e tyre, por gazi lotsjellës nuk është argument, dhuna nuk është argument dhe pengesat nuk janë argument të cilat duhet t’i ofrohen qytetarëve të Kosovës, bashkësisë ndërkombëtare dhe perspektivës së vendit”, citohet të ketë thënë kryeministri Mustafa.

Këtë komente kryeministri Mustafa i ka bërë pas një takimi me minatorët e Trepçës në shënimin e 27-vjetorit të grevës së minatorëve.

Në këtë takim, përveç tjerash, kryeministri Isa Mustafa ka theksuar se gjatë këtij viti do të përfundohet Ligji për Trepçën, Strategjia për Trepçën të cilat do të sigurojnë perspektivë për Trepçën.

XS
SM
MD
LG