Ndërlidhjet

Pakistan: Ushtria i ka vrarë pesë militantë


Pamje në rajonin Mohmand pas një sulmi të talibanëve
Pamje në rajonin Mohmand pas një sulmi të talibanëve

Ushtria e Pakistanit thotë se pjesëtarët e saj i kanë vrarë pesë militantë në rajonin fisnor veriperëndimor, Mohmad, përgjatë kufirit me Afganistanin.

Nëpërmjet një kumtese, ushtria pakistaneze ka njoftuar se të shtënat kanë ndodhur sot, pasi militanët planifikonin “aktivitet terrorist”.

Vetëm pak ditë më parë, më 17 shkurt, militantët talibanë i kanë vrarë së paku nëntë policë në dy sulme në Mohmad.

Ky qark është njëri nga disa sosh që e përbëjnë brezin fisnor pakistanez afër kufirit me Afganistanin, ku ushtria për më tepër se një dekadë lufton kundër militantëve të ndërlidhuir me al-Kaidën dhe talibanët.

XS
SM
MD
LG