Ndërlidhjet

Siri: Opozita e hapur për mundësinë e armëpushimit, kritika për Rusinë


Pamje nga një vendbanim në Siri që është nën kontrollin e kryengritësve
Pamje nga një vendbanim në Siri që është nën kontrollin e kryengritësve

Grupi kryesor opozitar në Siri tha se është i hapur për mundësinë e ndaljes së armiqësive, megjithqë e ka kritikuar Rusinë dhe regjimin e Sirisë për kalimin e afatit për armëpushim.

Ky grup opozitar, i njohur si Komiteti i lartë për negociata, tha sot se çfarëdo marrëveshjeje potenciale do të kërkoj që qeveria e Sirisë së pari t’i tërheq bllokadat nga komunitetet që mbahen nga kryengritësit.

Ky grup, që mbështetet nga Arabia Saudite, po ashtu, tha se qeveria e Sirisë duhet t’i liroj mijëra të burgosur.

Për ndaljen e armiqësive në luftën civile pesëvjeçare në Siri, më 19 shkurt, janë pajtuar 18 vende që i mbështesin palët opozitare.

Por, armëpushimi nuk ka ndodhur për shkak të luftimeve intensive, ku përfshihet edhe ofensiva masive qeveritare e mbështetur nga Rusia afër kufirit me Turqinë.

Salem al Meset, zëdhënës i grupit, tha se afati “ka kaluar pa përgjigje nga Rusia ose regjimi, që tregon mospërfillje për komunitetin ndërkombëtar dhe jetët e sirianëve”.

XS
SM
MD
LG