Ndërlidhjet

Raportet: Nga të shtënat në shtetin Miçigen ka të vrarë dhe të plagosur


Pamje e pjesëtarëve të policisë amerikane

Pamje e pjesëtarëve të policisë amerikane

Së paku 6 persona raportohet se janë vrarë në shtetin amerikan verior, Miçigen, gjatë një serie të të shtënave me armë.

Rrjeti NBC News i ka cituar zyrtarët në zyrën e sherifit që kanë thënë se edhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat në qarkun Kalamazu.

Zyrtari i sigurisë, Paul Matyas, tha se “duket se kemi të bëjmë me skenarin më të keq, dikush duke lëvizur dhe duke shtënë”.

Mediat lokale kanë raportuar se disa njerëz janë vrarë në një restaurant dhe në një pikë të shitjes së automobilave.

Dëshmitarët thanë se personi që ka shtënë ishte një mashkull me veturë.

Agjencia AP, duke u mbështetur në deklaratat e autoriteteve, raportoi se një person 45 vjeçar është arrestuar sot herët në mëngjes në qendër të vendbanimit Kalamazu, pas një ndjekjeje masive, pasi të shtënat kishin filluar mbrëmë.

XS
SM
MD
LG