Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: 20 milionë euro letra me vlerë për diasporën


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

Ministria e Financave e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të përfshijë në letrat me vlerë të qeverisë edhe diasporën.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se po finalizohet projektin e ri prej rreth 20 milionë eurosh, të letrave me vlerë për diasporë, që ka një potencial të madh financiar.

“Këto letra me vlerë, do të sigurojnë mjete për qëllime specifike, siç janë subvencionet për bujqësi dhe për ndërmarrje të vogla. Përmes kësaj forme, diaspora mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe, gjithashtu, përfiton një normë interesi, që është më e lartë krahasuar me normën e interesit nga depozitimi i mjeteve në bankat në vendet ku janë diaspora apo në bankat në Kosovë”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, sipas regjistrimit të deritashëm të diasporës, janë evidentuar rreth 200 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës. Ky proces i regjistrimit të diasporës është duke vazhduar dhe pritet të përfundojë në vitin 2017.

Dërgesat e emigrantëve kosovarë, që çdo vit hyjnë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare janë rreth 600 milionë euro.

XS
SM
MD
LG