Ndërlidhjet

Siri: Nga eksplodimet në Homs dhe Damask – dhjetëra të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në qytetin Homs në Siri
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në qytetin Homs në Siri

Aktivistët sirianë dhe mediat proqeveritare thonë se dhjetëra njerëz janë vrarë gjatë një vargu të eksplodimeve në qytetet Homs dhe Damask në Siri.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër tha sot se 57 vetë, shumica civilë, janë vrarë nga një sulm i dyfishtë me makinë-bombë në qytetin qendror Homs.

Disa orë më vonë, ky grup ka njoftuar se nga një sulm i kombinuar vetëvrasës me makinë – bombë, në një lagje me popullatë shumicë shiite në kryeqytetin Damask, janë vrarë së paku 30 vetë.

Nuk është e qartë se kush i ka kryer këto sulme, por grupi militant, Shteti Islamik, në të kaluar ka ndërmarrë sulme në të dy qytetet.

XS
SM
MD
LG