Ndërlidhjet

Ukrainë. Nacionalistët kërkojnë përmbysjen e qeverisë


Një protestues duke gjuajtur me gurë në drejtim të një banke ruse në Kiev të Ukrainës, derisa policia qëndron para objektit

Një protestues duke gjuajtur me gurë në drejtim të një banke ruse në Kiev të Ukrainës, derisa policia qëndron para objektit

Afro një mijë nacionalistë në Ukrainë janë tubuar sot në qendër të kryeqytetit Kiev, për të kërkuar përmbysjen e qeverisë.

Demonstruesit sot i kanë ngritur disa tenda në Sheshin e Pavarësisë dhe thanë se planifikojnë të mbesin aty gjatë gjithë natës.

Dje, nacionalistët kanë gjuajtur gurë në drejtim të dy bankave ruse në Kiev dhe kanë depërtuar brenda në loakle, duke i shkatërruar pajisjet në zyrat e bankave.

Policia, e cila nuk ka intervenuar, tha se është hapur një rast penal lidhur me këtë incident.

Ky sulm u bë derisa mijëra vetë merrnin pjesë në ceremoninë e shënimit të dyvjetorit të protestave, nga të cilat është përmbysur presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Viktor Yanukovich, që kishte qëndrim miqësor me Rusinë.

Gjatë javëve të fundit në Ukrainë janë shtuar tensionet politike, për shkak të rritjes së zhgënjimit publik ndaj qeverisë properëndimore, për shkak të mungesave të progresit në implementimin e reformave.

Më 16 shkurt, kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatseniyuk, i shpëtoi shkarkimit duke e fituar votëbesimin në parlament, pasi presidenti, Petro Poroshenko, kërkoi nga ai që të tërhiqej “me qëllim që të ripëtrihej besimi” në qeveri.

XS
SM
MD
LG