Ndërlidhjet

Libi: Ushtria pretendon se ka avancuar në luftime kundër islamistëve


Pamje nga përleshjet e mëparshme të ushtrisë me militantët islamikë në qytetin Bengazi
Pamje nga përleshjet e mëparshme të ushtrisë me militantët islamikë në qytetin Bengazi

Forcat ushtarake lojale ndaj qeverisë së Libisë në pjesën lindore të këtij vendi, thonë se kanë bërë avancime të rëndësishme në luftën kundër islamistëve në disa hapësira në qytetin Bengazi.

Ushtria Kombëtare e Libisë ka njoftuar mbrëmë se e ka marrë edhe portin strategjik Marisa dhe qytetin Ajdabija, që është 150 kilometra larg Bengazit.

Ushtria tha se tre ushtarë dhe së paku 15 militantë islamikë janë vrarë gjatë përleshjeve të djeshme.

Prej kryengritjes së vitit 2011 kundër diktatorit, Muammar Qaddafi, Libia është e përfshirë nga konflikti ndërmjet grupeve të armatosura, që i mbështesin qeveritë rivale në Tripoli dhe Bengazi, të cilat luftojnë për pushtet, por po ashtu, zhvillojnë betejë edhe kundër luftëtarëve islamikë, përfshirë ata që janë lojalë ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG