Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet një bankë ruse në pjesën perëndimore të Ukrainës


Pamje e zjarrit në një bankë ruse në qytetin Lvov në Ukrainë

Pamje e zjarrit në një bankë ruse në qytetin Lvov në Ukrainë

Banka ruse, Sberbank, në qytetin perëndimor Lvov në Ukrainë, mbrëmë vonë është sulmuar dhe i është vënë zjarri.

Televizioni lokal në këtë qytet, ZIK, ka raportuar se persona të paindentifikuar kanë hedhur bomba zjarri në kuti metalike, në zyrat e bankës.

Një zyre ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta ndalin flakën në zyrën tjetër.

Ky sulm u bë një ditë pasi nacionalistët ukrainas, gjatë shënimit të dyvjetorit të protestave, me të cilat u përmbys presidenti i dikurshëm i Ukrainës, Viktor Yanukovich, kanë depërtuar në zyrat e dy bankave ruse në kryeqytetin Kiev, duke i thyer dritaret dhe dëmtuar rëndë mobiljet dhe pajisjet brenda.

Tensionet politike në Ukrainë janë shtuar javëve të fundit për shkak të zhgënjimit në rritje me qeverinë properëndimore në Kiev, për shkak të ritmit të ngadalshëm të reformave.

Më 16 shkurt, kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatseniyuk, i shpëtoi shkarkimit duke e fituar votëbesimin në parlament, pasi presidenti, Petro Poroshenko, kërkoi nga ai që të tërhiqej “me qëllim që të ripëtrihej besimi” në qeveri.

XS
SM
MD
LG