Ndërlidhjet

Austria dhe vendet e Ballkanit – takim për migrantët


Pamje e migrantëve ndërmjet kufirit të Sllovenisë dhe Austrisë

Pamje e migrantëve ndërmjet kufirit të Sllovenisë dhe Austrisë

Ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Austrisë, pritet të takohen pasnesër në Vjenë, për koordinim të politikave kufizuese kufitare në rritje.

Ky takim mbahet një ditë para samitit të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Aktualisht, Austria e ka kufiziuar hyrjen e deri në 80 vetëve në ditë, në kuadër të synimeve për mbrojtjen e kufijve të vet, raporton agjencia DPA nga Vjena.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë reaguar me mbyllje të përkohshme të vendkalimeve kufitare dhe po i transportojnë migrantët në harmoni me numrin ditor të përcaktuar nga Austria, në përpjekje për ndaljen e flukstit të refugjatëve.

Për takimin e së mërkurës në Vjenë, Austria i ka ftuar ministrat nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.

XS
SM
MD
LG