Ndërlidhjet

Britani: Cameron e paraqet marrëveshjen me BE-në në parlament


Boris Johnson (majtas) dhe David Cameron në një fotografi të përbashkët në vitin 2012
Boris Johnson (majtas) dhe David Cameron në një fotografi të përbashkët në vitin 2012

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, sot në parlamentin e këtij vendi do ta paraqes marrëveshjen për reformat e Bashkimit Evropian, duke shpresuar se do të fitoj mbështetje për fushatën e tij për të mbetur në BE, para referendumit më 23 qershor.

Ky zhvillim po ndodhë, një ditë, pasi prefekti i Londrës, Boris Johnson, u ka shkaktuar goditje të rëndë përpjekjeve të zotit Cameron, duke thënë se ai do të bëjë fushatë në mbështetje të daljes së Britanisë nga BE-ja, përkundër marrëveshjes ndërmjet Cameronit dhe Brukselit.

Kryeministri Cameron e ka siguruar mbështetjen e shumicës së anëtarve të qeverisë së tij për marrëveshjen e arritur më 10 shkurt në samitin e BE-së në Bruksel.

Por, gjashtë anëtarë të qeverisë së tij, përfshirë sekretarin e drejtësisë, Michael Gove, thanë se do ta mbështesin daljen e Britanisë nga BE-ja.

Boris Johnson, që konsiderohet se është kandidat i mundshëm për udhëheqje të Partisë Konservatore të zotit Cameron, tha dje se marrëveshja e Cameronit për reformë në Bruksel nuk e ndryshon në mënyrë fundamentale raportin e Britanisë me BE-në.

XS
SM
MD
LG