Ndërlidhjet

logo-print

Lëvizja Vetëvendosje njofton edhe për dy të arrestuar


Ilustrim

Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi të hënën se Policia e Kosovës i ka arrestuar edhe dy aktivistë të kësaj Lëvizjeje, Kastriot Gërbeshin dhe Januz Shatrin.

Sipas tyre, këta aktivistë janë arrestuar nga Policia pa ndonjë arsye.

Kjo lëvizje njofton se këta dy aktivistë i shtohen 21 aktivistëve të tjerë të Vetëvendosjes, që aktualisht janë nëpër masa të ndryshme policore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vetëvendosje kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe ndaljen, siç e kanë quajtuar ata, të kësaj fushate të përndjekjes, për arsye politike.

XS
SM
MD
LG