Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor


Kryeministrat e vendeve të rajonit në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministrat e vendeve të rajonit në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër, ka prezantuar mundësitë dhe potencialet e Republikës së Kosovës për investitorët e huaj.

Mustafa ka prezantuar reformat e ndërmarra nga qeveria në përmirësimin e ambientit të bërit biznes. Në këtë drejtim, kryeministri i Kosovës ka kërkuar përkrahjen e BERZH-it dhe institucioneve tjera financiare ndërkombëtare.

“Ndër aspektet më të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal gjithsesi mbetet edhe bashkëpunimi ekonomik”, është shprehur Mustafa.

Si pjesë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosova, sipas tij, tashmë është angazhuar në projekte të ndryshme rajonale të cilat janë qenësore për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe për krijimin e lehtësirave për biznese vendore, në mënyrë që ato të kenë qasje në tregjet rajonale dhe në tregjet e tjera më të gjera.

Në lidhje me bashkëpunimin me BERZH-in, kryeministri Mustafa ka thënë se do të punohet në investimet në bujqësi, në mënyrë që të rriten tokat bujqësore dhe prodhimtaria e brendshme primare dhe përpunuese, si dhe në projekte që ndërlidhen me investime që kanë të bëjnë me ndërtimin e infrastrukturës dhe me ndërtime tjera.

Në këtë samit ishin të pranishëm edhe kryeministrat e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

XS
SM
MD
LG