Ndërlidhjet

SHBA realizon 19 sulme kundër Shtetit Islamik në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë realizuar 19 sulme kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, gjatë ditës së diel, në raundin e fundit të sulmeve të përditshme kundër grupit islamik, sipas koalicionit që po i udhëheqë aksionet.

Gjatë një deklarate të lëshuar të hënën, task forca e përbashkët tha se ka realizuar 14 sulme në Siri, të koncentruara në afërsi të Al Hasakah, aty ku ata gjuajtën pesë njësi taktike të Shtetit Islamik dhe shkatërruan katër ndërtesa dhe katër vetura.

Sulme të tjera u realizuan në afërsi të Al Hawl, Ayn Isa and Dayr Az Zawr.

Ndërsa, në Irak, pesë sulme të tjera në afërsi të Falluja, Mosul, Ramadi dhe Sinjar, goditën katër njësi taktike, po ashtu edhe shenjestra të tjera, thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG