Ndërlidhjet

Përfundojnë përplasjet në Kashmir; bilanci 9 të vrarë


Pamje nga luftimet në Kashmir, 22 shkurt 2016

Pamje nga luftimet në Kashmir, 22 shkurt 2016

Një betejë e ashpër ndërmjet forcave të sigurisë dhe militantëve në Kashmir, zonë e administruar nga India, përfundoi të hënën, në ditën e tretë, duke lënë të paktën 9 të vrarë, në mesin e të cilëve edhe tre militantë.

Militantët sulmuan ndërtesën e qeverisë më 20 shkurt, në periferi të Sringarit, pasi ata hapën zjarr në një konvoj të trupave paramilitare të Indisë.

Më shumë se 110 punëtorë civilë të qeverisë u evakuuan nga ndërtesa.

Nju Delhi në vazhdimësi e ka akuzuar Pakistanin për mbështetje të militantëve islamikë në Kashmir.

Dy nga tri luftërat ndërmjet Indisë dhe Pakistanit, që nga pavarësia e tyre nga sundimi kolonial britanik, në 1947, janë luftuar për Kashmirin.

XS
SM
MD
LG