Ndërlidhjet

Protesta e artistëve pakistanezë


Artistët në qytetin veri-perëndimor pakistanez të Peshauarit u mblodhën për të kërkuar më shumë përkrahje nga qeveria lokale. Gjatë një demonstrate, të hënën, ata thanë se autoritetet nga provinca Khyber Pakhtunkhwa i kanë përjashtuar “artistët meritorë” nga programi i tyre për ofrimin e ndihmës financiare. Qeveria lokale së fundmi ishte pajtuar që të ofronte ndihmë financiare për gati 500 artistë, këngëtarë, aktorë dhe shkrimtarë. Gjatë një konference për medie, artistët kërkuan që të gjithëve tu jepet një mbështetje më e mirë shëndetësore. Ata gjithashtu insistuan që qeveria të rezervojë më shumë punë për ta, në televizionin shtetëror.

XS
SM
MD
LG