Ndërlidhjet

Në fundjavë pritet të nis armëpushimi në Siri


Qyteti i Homsit, më 21 shkurt
Qyteti i Homsit, më 21 shkurt

Raportohet se një draft plan i SHBA-së dhe Rusisë, i cili bën thirrje për përfundim të luftës në Siri, do të publikohet më 27 shkurt.

Rrjeti televiziv Al-Jazeera njofton se e ka siguruar një draft të marrëveshjes, ku përfshihet edhe data.

Raporti është konfirmuar nga burime perëndimore, që nuk kanë dashur të identifikohen. Në raport thuhet se armëpushimi nuk e përfshinë grupin e Shtetit Islamik, Frontin Al-Nusra, që ka lidhje me Al-Qaedan, si dhe milicitë e tjera që cilësohen si organizata terroriste nga Kombet e Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë thonë se një njoftim pritet pasi presidenti amerikan, Barack Obama dhe ai rus, Vladimir Putin, të flasin më vonë në telefon, gjatë ditës së hënë.

Më 12 shkurt, fuqitë e mëdha u pajtuan që të punojnë drejt “përfundimit të luftës” në Siri, brenda një jave, por ky afat ka kaluar.

Dhuna ka vazhduar në Siri, me më shumë se 140 njerëz të vrarë nga bombardimet në Damask dhe Homs, më 21 shkurt.

XS
SM
MD
LG