Ndërlidhjet

Cameron: Largimi nga BE, “një hap në errësirë”


Kryeministri britanik, David Cameron

Kryeministri britanik, David Cameron

Kryeministri britanik, David Cameron ka paralajmëruar se largimi nga Bashkimi Evropian “mund t’i lëndojë njerëzit që punojnë për vitet në vazhdim.”

Në një deklaratë para ligjvënësve në Dhomën e Përfaqësuesve, të hënën, Cameron tha se Britania po përballet me zgjedhjen e të qenit një “Britani edhe më e madhe”, duke qëndruar në bllokun prej 28 vendeve anëtare, apo duke e bërë “një hap në errësirë”, duke dalë nga ky bllok.

Cameron po shpresonqë të fitojë përkrahje për fushatën e tij për të qëndruar në BE, para referendumit të 23 qershorit rreth anëtarësisë së Britanisë në këtë bllok.

Javën e kaluar, Cameron arriti një marrëveshje për reformë me liderët e BE-së, që të parandalojë daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke e nënshkruar dhe forcuar “statusin special” të saj aty.

Ai siguroi përkrahjen e shumicës së kabinetit të tij, por gjashtë nga ministrat e tij thanë se do ta përkrahin votën që Britania të dalë nga Bashkimi Evropian.

Më shumë se 100 ligjvënës konservatorë në Britani gjithashtu kanë thënë se e përkrahin opsionin e daljes nga BE.

XS
SM
MD
LG