Ndërlidhjet

Ban apelon për respektim të armëpushimit në Siri


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë të ditur se armëpushimi i planifikuar në Siri do të hyjë në fuqi më 27 shkurt.

Në deklaratën e tyre thuhet se armëpushimi nuk përfshin sulmet ndaj grupit militant Shteti Islamik dhe Frontit Al Nusra.

Më 12 shkurt, fuqitë botërore janë pajtuar që armëpushimi të hyjë në fuqi brenda një jave, por ai afat ka kaluar.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se mirëpret njoftimin e ri të SHBA-së dhe të Rusisë.

“Ndërpreja e armiqësive është hapi i parë drejt një armëpushimi më të qëndrueshëm”, ka cituar zotin Ban zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric.

“Sekretari i përgjithshëm inkurajon fuqishëm të gjitha palët që t’iu përmbahen kushteve të marrëveshjes”, ka shtuar ai.

Dhuna në Siri ka vazhduar. Të dielën, nga sulmet në Homs dhe pranë Damaskut janë vrarë 140 veta.

XS
SM
MD
LG