Ndërlidhjet

Assad shpall datën e zgjedhjeve parlamentare


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka caktuar 13 prillin si datë për zgjedhjet parlamentare.

Njoftimi është bërë menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë thënë se armëpushimi i kufizuar në Siri do të hyjë në fuqi këtë fundjavë.

Mandati i parlamentit aktual në Siri skadon në muajin maj.

Zgjedhjet mbahen çdo katër vjet dhe të fundit janë mbajtur në maj të vitit 2012.

Pas këtyre zgjedhjeve, Assad ka emëruar ministrin e atëhershëm të Bujqësisë, Riad Hijab, në postin e kryeministrit.

Hijab ka dezertuar dhe tani udhëheq opozitën kryesore kundër regjimit të Assadit.

XS
SM
MD
LG