Ndërlidhjet

logo-print

Shtatë raste të dyshuara të sulmeve kimike në Siri


Siri

Siri

Mekanizmi ndërkombëtar, i cili është përgjegjës për të përcaktuar se kush ka përdorur armë kimike në Siri, ka identifikuar shtatë lokacione potenciale, që do të hetohen muajin e ardhshëm.

Virginia Gamba, e cila udhëheq Mekanizmin e Përbashkët Hetues të Kombeve të Bashkuara dhe të Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike, ka thënë në një raport të prezantuar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ka identifikuar pesë raste ku mund të jenë përdorur armët kimike dhe se të gjitha ato kanë ndodhur në provincën Idlib më 2014 dhe 2015.

Dy rastet e tjera janë në qytetet Hama dhe Marea, ku militantët e Shtetit Islamik dyshohet se kanë përdorur gazin mustardë në gusht të vitit të kaluar.

Gamba ka thënë se hetuesit shpresojnë të finalizojnë listën e rasteve të mundshme deri më 1 mars, kur edhe do të nisnin “hetimet e thella”.

Qeveria e Sirisë mohon se përdor armë kimike, por Perëndimi e fajëson atë sidomos për hedhjen e bombave fuçi nga aeroplanët, të cilat përmbajnë klor dhe agjentë të tjerë.

Opozita nuk ka aeroplanë të tillë.

XS
SM
MD
LG