Ndërlidhjet

Sot pritet data e bisedimeve direkte midis Afganistanit e talibanëve


Afganistan

Afganistan

Diplomatë të katër vendeve që shpresojnë të ndërmjetësojnë fundin e luftës së Afganistanit kundër talibanëve, pritet që sot të vendosin datën për bisedime direkte midis Kabulit dhe lëvizjes talibane.

Përfaqësues të Afganistanit, Pakistanit, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara takohen sot në Kabul, për rrethin e katërt të diskutimeve.

Javid Faisal, zëdhënës i shefit ekzekutiv të Afganistanit, Abdullah Abdullah, ka thënë se delegatët “pritet të japin datën e bisedimeve të para direkte për paqe”.

Në takimin e tyre të fundit, që është mbajtur në Islamabad më 6 shkurt, delegatët janë pajtuar që të punojnë për sjelljen e talibanëve në një tryezë me Kabulin përpara fundit të shkurtit.

XS
SM
MD
LG