Ndërlidhjet

logo-print

Vjena qyteti më i mirë, Bagdadi më i keqi


Vjenë

Vjenë

Vjena, kryeqyteti i Austrisë, ofron cilësinë më të lartë të jetesës nga të gjitha qytetet e tjera në botë, ndërsa Bagdadi i Irakut përsëri ndodhet në fund të listës që ka përpiluar firma konsulente Mercer, me seli në SHBA.

Vlerësimi i 230 qyteteve është bërë në bazë të qëndrueshmërisë politike, sistemit shëndetësor, arsimit, krimit, rekreacionit dhe transportit.

Popullsia 1.7 milionëshe e Vjenës përfiton nga kultura e kafeneve dhe muzeve të qytetit, teatrot dhe operat.

Qiratë dhe shpezimet e transportit publik në qytet – arkitektura e të cilit karakertizohet me të kaluarën e tij si qendër e perandorisë së Habsburgëve – janë të lira, krahasuar me kryeqytetet tjera perëndimore.

Cyrihu i Zvicrës, Auklandi i Zelandës së Re, Mynihu i Gjermanisë dhe Vankuveri i Kanadasë pasojnë Vjenën, e cila zë pozitën më të mirë për të shtatën herë me radhë.

Bagdadi përsëri është në fund të listës, pasi dhuna sektare në qytet vazhdon që nga pushtimi amerikan më 2003.

XS
SM
MD
LG