Ndërlidhjet

logo-print

Damasku thotë se mbështet armëpushimin, opozita vë kushte


Siri

Siri

Ministria e Jashtme e Sirisë ka thënë se presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka pranuar marrëveshjen për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, por ka paralajmëruar se regjimi do ta shkelë atë, nëse grupet e armatosura e përdorin për të forcuar pozicionet e tyre.

Armëpushimi, i cili nuk përfshin sulmet kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nusra, pritet të nisë më 27 shkurt në mesnatë, sipas kohës lokale.

Opozita ka kushtëzuar respektimin e armëpushimit me heqjen e rrethimeve nga forcat qeveritare, me ndërprerjen e sulmeve ndaj civilëve, me lirimin e të burgosurve nga Damasku dhe me shpërndarjen e ndihmave humanitare.

“Ndërpreja e armiqësive është hapi i parë drejt një armëpushimi më të qëndrueshëm”, ka thënë në anën tjetër sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

XS
SM
MD
LG