Ndërlidhjet

logo-print

Greqia proteston për takimin e Austrisë me vendet e Ballkanit


Ilustrim

Ilustrim

Greqia ka dorëzuar një protestë formale për Austrinë, lidhur me një vendim të saj për të thirrur një takim me shtetet e Ballkanit, për të diskutuar krizën me migrantë, por pa e përfshirë këtu Greqinë.

Këtë gjë e bëri të ditur ministria e Jashtme e Greqisë, të martën, duke e quajtur si veprim “jo miqësor” nga Vjena.

Ambasadori austriak në Athinë u thirr nga ministria të hënën, ditën kur edhe u dorëzua protesta formale.

Vjena ka ftuar shtetet e Ballkanit të mërkurën ,në një takim për të diskutuar krizën me migrantë, pas vendimit të javës së kaluar, për t’i limituar aplikuesit e azilit.

Takimi përfshinë ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të Shqipërisë, Bosnjës, Bullgarisë, Kosovës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë.

XS
SM
MD
LG