Ndërlidhjet

logo-print

Delawie: Dhuna po e lëndon pozitën e Kosovës në botë


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, ka ritheksuar se në demokraci nuk ka vend për dhunë dhe gaz lotsjellës. Ai e ka mohuar çdo mundësi që të kërkoj falje për deklaratën e bërë të premten, kur i kishte cilësuar si neveritëse sjelljet e opozitës në Kuvend, sidomos përdorimin e gazit lotsjellës.

“Unë iu qëndroj besnik deklaratave të mia se nuk ka vend për gaz lotsjellës dhe dhunë në demokraci, e as që ato të përdoren si mjete politike”, është shprehur Delawie.

Këto komente, ai i ka bërë në konferencën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike e Politike me temën, “Lufta kundër korrupsionit politik - Sfidat në funksion të reformave të ardhshme”.

"Dhuna në Kuvend dhe rrugë e ka lënduar pozitën e Kosovës në botë“, ka vlerësuar tutje ambasadori amerikan.

Me këtë rast, ai ka folur edhe në lidhje me një peticion që po nënshkruhet kundër tij në Prishtinë pas deklaratave të bëra në raport me sjelljet e opozitës, të cilin e ka cilësuar si një të drejtët ë njerëzve për të shprehur mendimin e lirë. Por ka përsëritur se nuk tërhiqet nga deklaratat e bëra.

XS
SM
MD
LG