Ndërlidhjet

Opozita ruse lëshon raport kritikues ndaj liderit çeçen, Kadyrov


Ilya Yashin prezanton raportin për Kadyrovin

Ilya Yashin prezanton raportin për Kadyrovin

Një parti opozitare ruse ka lëshuar një raport mjaft kritik ndaj liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, duke e akuzuar fort për grumbullimin e një “ushtrie private” prej 30 mijë vetëve, gjë që, sipas tyre, përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur të martën në Moskë, lideri i Partisë Rpublikane të Rusisë, Ilya Yashin, tha se qeveria e Kadyrovit është e “korruptuar, si dhe regjim i rrezikshëm, që përbën kërcënim për Rusinë dhe Çeçeninë.”

Konferenca u mbajt, pavarësisht një kërcënimi me bombë, që ishte bërë nga një burim anonim, e poashtu përpjekjeve të policisë për ta ndaluar këtë ngjarje.

Kadyrov, raportin prej 65 faqesh e quajti “asgjë të vlefshëm, vetëm kotësira”

XS
SM
MD
LG