Ndërlidhjet

logo-print

Turqia thotë se Siria dhe Rusia po planifikojnë “një zonë të sigurt terrori”


Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu e ka akuzuar Rusinë dhe Sirinë, bashkë me militantët e Shtetit Islamik dhe milicinë siriano-kurde, të mbështetur nga SHBA, se po bëjnë përpjekje që ta formojnë një “një zonë të sigurt terrori”, përgjatë kufirit të Turqisë me Sirinë.

Ai shtoi se Turqia nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

Në adresimin e përjavshëm para ligjvënësve, të martën, Davutoglu tha se qëllimi është që të zhvillohet një “strukturë terrori” – e përbërë nga militantët e Shtetit Islamik dhe milicia siriano-kurde [YPG] – në veri të Sirisë.

Grupin YPG, Turqia e konsideron organizatë terroriste, për shkak të lidhjeve që ka me rebelët kurdë të Turqisë.

“Turqia është e vetëdijshme për këto lojëra, të cilat kanë për qëllim që ta bëjnë Turqinë një vend fqinj me një “strukturë të sigurt terrori”, por ne nuk do ta lejojmë këtë gjë”, ka thënë Davutoglu.

XS
SM
MD
LG