Ndërlidhjet

Shpëtohet adoleshentja suedeze që mbahej nga Shteti Islamik


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në rajonin autonom kurd në veri të Irakut thonë se një vajzë adoleshente suedeze, e cila mbahej nga militantët e Shtetit Islamik, është shpëtuar gjatë një bastisjeje të forcave speciale irakiano-kurde.

Përmes një deklarate, të lëshuar të martën nga zyrtarët rajonalë, thuhet se vajza 16 vjeçare kishte udhëtuar nga Suedia për në Siri, në vitin 2015, dhe pastaj e kishte kaluar kufirin për në Irak.

Në deklaratë thuhet se vajza është shpëtuar më 17 shkurt, në afërsi të Mosulit, nga forcat e departamentit rajonal kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG