Ndërlidhjet

logo-print

Lista Serbe mëton të emërojë kandidatin e vet për president


Presidentja Atifete Jahjaga në Kuvendin e Kosovës, 17 dhjetor 2015

Presidentja Atifete Jahjaga në Kuvendin e Kosovës, 17 dhjetor 2015

Lista Serbe ka në plan të emërojë kandidatin e saj për president të Republikës së Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Nenad Rashiq, deputet në Kuvendin e Kosovës, dhe kryetar i Partisë Progresiste Demokratike.

"Unë mendoj se kjo është ide adekuate për dy arsye – e para, do të kishim një hapësirë më të gjerë manovrimi rreth votimit për president, sepse do të kishim kandidatin tonë dhe arsyetimin për votim".

"Së dyti, duam të çojmë përpara idenë te opinioni publik, por edhe te përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, se duhet të merren parasysh rekomandimet nga plani i Ahtisaarit që një nga tri funksionet udhëheqëse në Kosovë t’u takojë serbëve, përkatësisht, joshqiptarëve. Këto tri funksione janë kryetari i shtetit, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri“, ka thënë Rashiq.

Lista Serbe nuk ka ndonjë emër specifik për kandidatin e saj ende..

"Kjo situatë duhet të ndryshojë deri nesër, sepse nëse vërtetë e duam kandidatin tonë, është koha e fundit që ta paraqesim“, ka thënë Rashiq.

Kandidati i vetëm për këtë post aktualisht është Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Mandati i presidentes Atifete Jahjaga, skadon më 7 prill; votimi për presidentin e ri duhet të bëhet jo më vonë se një muaj para këtij afati, në këtë rast, 7 mars 2016.

XS
SM
MD
LG