Ndërlidhjet

Opozita mobilizohet para Kuvendit dhe qeverisë


Mbulesat të cilat janë sjellë nga aktivistë të opozitës
Mbulesat të cilat janë sjellë nga aktivistë të opozitës

Aktivistë nga radhët e partive politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë dalë parea objektit të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë, për të bllokuar siç thanë, zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Për këtë post, kandidat i vetëm deri më tash është zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës,

Aktivistët kanë sjellë edhe tenda dhe mbulesa, në kuadër të planeve për të qëndruar edhe gjatë natës në hapësirat para Kuvendit dhe Qeverisë.

Tre liderët e partive opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, në një konferencë për media të mbajtur në sheshin "Ibrahim Rugova", i cili ndodhet pranë Kuvendit, njoftuan se protestat kundër qeverisjes aktuale do të vazhdojnë deri në zbatimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se sot fillon protesta e opozitës kundër, siç tha ai, regjimit që ka uzurpimit të posteve publike.

Kryetari i Aleancës për Armërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se një etapë e re e protestave dhe kundërshtimit qeverisës aktuale fillon nga e marta.

Arban Abrashi, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha problemet të cila opozita mendon se ekzistojnë në vend, mund të zgjidhen në institucionet përkatëse.

Abrashi deklaroi se veprimet, të cilat po i ndërmarrin partitë politike opozitare, si në institucione, ashtu edhe jashtë tyre, janë të papranueshme.

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Republikës nuk është caktuar ende, por votimi për të duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para skadimit të mandatit të presidents Atifete Jahjaga, që në këtë rast i bjen më 7 mars.

Zonja Jahjaga qe zgjedhur në këtë post më 7 prill 2011.

XS
SM
MD
LG