Ndërlidhjet

logo-print

OEAK: Institucionet duhet të shtojnë përpjekjet në luftimin e piraterisë


Ilustrim

Ilustrim

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Business Software Alliance dhe Microsoft, në një konferencë në Prishtinë, kanë diskutuar rreth masave që duhet ndwrmarrw pwr tw luftuar piraterinw nw vend, rrjedhimisht mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Drejtori i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se pirateria paraqet një shqetësim të madh për krijuesit e softuerëve dhe produkteve të tjera intelektuale anembanë botës, por që është dukshëm më e pranishme në shtete me zbatueshmëri më të dobët të legjislacionit, siç është rasti i Kosovës.

“Pirateria nuk cenon vetëm të drejtat e krijuesve të veprave në fjalë, por ajo kufizon edhe burimet për mbledhje të të hyrave të shtetit, dëmton përpjekjet e vendit për tërheqje të investimeve të huaja dhe rrjedhimisht krijimin e vendeve të reja të punës", ka thënë Zeka .

Mentor Hoxhaj nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka folur mbi keqpërdorimin e të dhënave personale.

Sipas tij, "shqetësuese janë sidomos sulmet kibernetike si fenomen në rritje, i cili po i shkakton dëme trilionëshe ekonomisë botërore, dhe nuk po lë pa prekur as institucionet më kredibile dhe më të mëdha shtetërore” .

XS
SM
MD
LG