Ndërlidhjet

Mars dhe Snickers tërhiqen nga tregu në Gjermani dhe Holandë


Ilustrim

Ilustrim

Gjiganti i njohur i çokollatave Mars,të martën ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të një sasie të madhe të çokollatave Mars, Snickers dhe Milky Way Minis, në Gjermani dhe Holandë, pasi në to është gjetur plastikë.

“Kompania Mars ka urdhëruar një tërheqje vullnetare të produkteve të çokollatave Mars, Snickers, Milky Way dhe Celebrations, pasi copëza të plastikës u gjetën në një produkt”, tha kompania përmes një delarate, lidhur me tërheqjen e produktit në Gjermani.

Produktet të cilat janë prekur nga ky veprim janë ato me datat e skadimit, 19 qershor 2016 dhe 8 janar 2017.

Kompania tha se një listë e plotë e produkteve në fjalë mund të gjindet në faqen zyrtare të tyre, www.mars.de, por që faqja nuk ka funksionuar më herët gjatë ditës, raporton AFP.

XS
SM
MD
LG