Ndërlidhjet

Rusia ka shkelur të drejtën për gjykim të lirë të Aleksei Navalny


Foto nga Arkiva, Aleksei Navalny
Foto nga Arkiva, Aleksei Navalny

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut ka vendosur se Rusia ka shkelur të drejtën për gjykim të lirë të liderit opozitar, Aleksei Navalny.

Kjo gjykatë e ka urdhëruar qeverinë që ta paguajë atë me 56 mijë euro, për shkak të dëmeve dhe shpenzimeve ligjore.

Si një prej armiqëve kryesor të Vladimir Putinit, Navalny ishte dënuar për përvetësim në vitin 2013, në një gjykim që u cilësua si politikisht i motivuar.

Navalny e mirëpriti vendimin e së martës, duke thënë se “do të vijë koha kur në gjykatat ruse do të vendoset drejtësia, dhe jo vetëm në Gjykatën Evropiane.”

XS
SM
MD
LG