Ndërlidhjet

Aktakuzë për kontrabandim migrantësh në Kosovë


Ilustrim

Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës, përmes një komunikate për medie, bën të ditur se të martën ka ngritur një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjilan, kundër të pandehurit, V.M.,për kryerjen e veprës penale ‘kontrabandimi me migrantë’.

Në komunikatë thuhet se i pandehuri, me qëllim të përfitimit financiar, duke vepruar në grup, është marrë me kontrabandim të migrantëve, kryesisht shtetas të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre kalimin e kufijve shtetëror, si dhe hyrjen në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Aktakuza është ngritur nga një prokurore vendëse e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

XS
SM
MD
LG